Presidenti Thaçi la anash bojkotin e vazhdueshëm që i bën LDK-ja si kryenegociator në dialogun me Serbinë, ndërsa lavdëroi Hotin, duke thënë se madje edhe ia lëshon vendin e tij.
Derisa LDK refuzon vazhdimisht që të jetë pjesë e ekipit negociator me Serbinë, të cilin e udhëheq Thaci, Presidenti thotë se është i gatshëm ta ftojë Hotin ta zë vendin e tij, duke e konsideruar si të denjë pas deklarimit për Luginën e Preshevës.
“Është jashtëzakonisht inkurajues deklarimi i zotit Hoti që edhe Medvegja, Bujanoci e Presheva të jenë pjesë e Kosovës. Ky është avancim i pozicionit të informacionit politik dhe informacioneve tjera”, ka thënë Thaçi
“Pas këtij pozicioni të qartë të Hotit, unë jam i gatshëm ta ftoj zotin Hoti të udhëheq dialogun me Serbinë. Ka përvojën politike, diplomatike, ka kredencialet akademike të reformave fiskale, ka autoritetin madhor në kuadër të kauzave kombëtare”, ka thënë Presidenti. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Thaçi e qartëson pozicionin: As ndarje, as shkëmbim territori, vetëm bashkim i Luginës me Kosovën
Thaçi: Nëse dështon dialogu, Kosova rrezikon të shndërrohet në Qipro veriore, Oseti…