Lajme

Thaçi flet për takimin me Kurtin: Ishte takim i gjatë, përmbajtjesor…!

By FerizajPress

March 13, 2020

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është deklaruar para mediave pas takimit 2 orësh që zhvilloi me kryeministrin, Albin Kurti.

Ai theksoi se takimi me Kurtin  ishte në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshme dhe vendimet që duhet të merren nga institucionet e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Konstatojë se takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtjesor. Mendojë shumë i hapur ku janë diskutuar disa gjëra që kemi pasur vlerësime konstruktivë. Për reformat që duhet të ndodhin në vend, për integrimeve evropiane.

Për rolin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, edhe për dialogun Kosovë-Serbi.  Ishte konstatim i përbashkët që një punë e përbashkët e bartësve të institucioneve dhe liderëve politik, të pozitës dhe opozitës, mund të qoj vendin më mirë përpara.

Ka hapësirë dhe substancë të mjaftueshme që ka gjëra që na përafrojnë se sa na ndajnë. Pres që ditëve në vazhdim t’i drejtohem Kuvendit të Kosovës. Takimi ne Uashington, Shtëpinë e Bardhë, ka qenë historike që mund t’i hap perspektiv arritjes së një marrëveshjes përfundimtare me njohjen nga Serbia”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/