Lajme

Thaçi drekon me Hoyt Yee: Zbut qëndrimin për ushtrinë

By FerizajPress

March 29, 2017

Deri tani, Presidenti insistoi se ushtria do të bëhet përmes ligjit pavarësisht që ndërkombëtarët u shprehen kundër kësaj. Por sot, Thaçi gjatë takimit që e ka zhvilluar në një dreke pune me diplomatin amerikan Hoyt Brian Yee ka thënë se ushtria do të bëhet nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës./Express/

Postimi i plotë:

Në një periudhë sfiduese për rajonin, roli i SHBA-së si gjithmonë është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Në një drekë pune me Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.

SHBA-ja është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën tonë euroatlantike. HTH