Lajme

Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe

By FerizajPress

March 02, 2017

Ai ka thënë se drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin dhe se ai e ka vendin në Kosovë tek familja e tij, transmeton lajmi.net.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Shtyrja e vendimit për lirimin e Ramushit është padrejtësi në shumë rrafshe.

E para, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë.

E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare.

Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij. HTH./Lajmi.net/