Lajme

Thaçi: Do ta bashkoj popullin, në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

By FerizajPress

April 02, 2016

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për televizionin publik Zviceran “SRF” ka folur për gjendjen politike në Kosovë, për marrëdhëniet me Zvicrën si dhe për prioritet e tij si president i ri i Kosovës.

Në intervistën që “SRF” e prezanton si ekskluzive, Thaçi ka paralajmëruar perspektivë dhe shpresë të re për Kosovën, transmeton KosovaPress.

Si të arritur kryesore, Thaçi prezanton bashkimin e popullit të Kosovës rreth qëllimeve dhe këtë e prezanton si fuqinë e tij kryesore. Ai ka thënë se gjatë viteve të 90-ta ka arritur të bashkojë popullin rreth një qëllimit të lirisë, më 2008 rreth shpalljes së pavarësisë.

“Jam shumë i bindur që do të bashkoj popullin edhe në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”, është shprehur Thaçi.

“Jam krenar për bashkëpunimin me Amerikën”

Ambasadori amerikan në Kosovë ka mbështetur fuqishëm zgjedhjen e Thaçit president dhe është në mesin e të par ve që në Parlament e uruan për postin e ri. Presidenti i ri konsiderohet si njeriu i Amerikës. Ai shprehet krenar me bashkëpunimin që ka me Amerikën.

Ai mbështet me gjithë fuqinë luftën kundër terrorizmit ndonëse pranon se nga Kosova kanë udhëtuar dhjetëra xhihadistë për në Siri dhe Irak.

„Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër fundamentalizmit. Do të ketë zero tolerancë. Në kohën sa kam qenë kryeministër kemi marrë vendimet me të forta në luftën kundër këtij fenomeni. Njerëzit nga Kosova që luftojnë në Siri nuk përfaqësojnë Kosovën. Ata janë e keqja e Kosovës, e rajonit, e gjithë civilizimit. Ata nuk përfaqësojnë vlerat kosovare”, ka thënë Thaçi.

“Do ta mbështes një marrëveshje për sigurimet shëndetësore me Zvicrën”

Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të ng ushta. Rreth 300 mijë qytetarë të Zvicrës flasin gjuhën shqipe. Në vitet e 70-ta shumë kosovarë shkruan si ‘Gastarbeiter’ në Zvicër, ndërsa më vonë të rinj që refuzuan shërbimin ushtarak të Jugosllavisë.

Sot, rreth 10 për qind e popullatës së Kosovës jeton në Zvicër. Edhe përkundër kufizimeve në viza, Cyrihu mbetet destinacioni më i frekuentuar nga Aeroporti i Prishtinës.

Por, pas pavarësisë, dështoi përdorimi i marrëveshjes së vjetër të sigurimeve shëndetësore ndërmjet Zvicrës dhe Jugosllavisë. Deri në këtë pikë u arrit edhe për shkak të mungesës së besimit në autoritetet kosovare si dhe përpjekja e Prishtinës për të përfituar nga një ri-negocim.

Mungesa e marrëveshjes krijon barriera të rënda për kosovarët që dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e tyre. Në thelb, shtetasit e Kosovës që nga viti 2010 pensionet e reja mund t’i marrin vetëm nëse janë rezident në Zvicër. Partia Socialdem okrate dhe të Partia e Gjelbër në Zvicër kërkojnë një marrëveshje të re.

Si president i ri i Kosovës, Hashim Thaçi do të angazhohet për një marrëveshje të re. Po ashtu edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.

„Unë shpresoj që institucionet e reja do të arrijnë këtë marrëveshje. Kjo është në interes të Kosovës dhe të Zvicrës. Por ne gjithashtu kemi detyrimet tona ndaj qytetarëve të vendeve tona. Kjo marrëveshje duhet të përmbyllet sa më parë. Unë si president do të mbështes me gjithë fuqinë time”, ka thënë Thaçi.

“Lufta ime nuk ishte e drejtuar kundër serbëve në Kosovë”

Opozita, sidomos “Lëvizja Vetëvendosje!” akuzon Thaçin që përmes presionit të Perëndimit dhe Brukselit ka tradhtuar Kosovën.

Në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve fqinj, Prishtina dhe Beogradi, nën lehtësimin e BE-së, ndër tjera janë pajtuar që të krijohet një Asociacion të komunave me shumicë serbe në një Kosovë të dominuar nga shqiptarët.

Me këtë rast, opozita frikësohet se përmes saj është duke u krijuar një shtet brenda shtetit. Por, Thaçi, dikur fytyra politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se dialogu nuk ka alternativë.

“Unë kam luftuar me të gjitha mjetet diplomatike dhe politike kundër prezencës serbe në Kosovë. Por, lufta ime nuk ishte e drejtuar kundër serbëve në Kosovë. Procesi i normalizimit është çelësi i suksesit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Ne nuk dëshirojmë të mbesim peng të së kaluarës. Përkundrazi. Ata që kritikojnë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i pyes: Cila është alternativa nëse jo dialogu? Çfarë, nëse nuk ka normalizim? Një konflikt i ri?”, ka thënë Thaçi.

“Gjykata Speciale do ta çlirojë Kosovën nga akuzat e së kaluarës”

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës derisa ed he më tutje e konsideron UÇK-në e Thaçit si organizatë terroriste. Lufta e vitit 1998-1999, detyroi Serbinë që të tërheq forcat ushtarake nga Kosova, duke lënë mbi 13.500 persona të vrarë. Derisa NATO bombardonte nga ajri, UCK u etablua si fuqi dominuese në terren. Edhe më tutje, mbi 1700 persona konsiderohen të zhdukur, në mesin e tyre 500 serb dhe romë. Një Tribunal Special do të hulumtojë krime të mundshme të bëra nga UCK-ja.

Kritikuesit e tij akuzojnë Thaçin se po fshihet prapa imunitetit të postit të presidentit. Por, Thaçi në intervistën për ”SRF” premton se do ta mbështes fuqishëm këtë gjykatë.

„Unë kam mbështetur procesin e krijimit të Gjykatës Speciale. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Kjo gjykatë mund të jetë një shans për Kosovën. Ajo mund çlirojë Kosovën nga barra e së kaluarës, nga pesha e akuzave të pabaza, duke hedhur dritë mbi të vërtetën”, ka shtuar Thaçi. /KosovaPress