epa02576345 Kosovo's Prime Minister Hashim Thaci gestures during a press conference following his meeting with Thomas Countryman, US Deputy Assistant Secretary for European and Eurasian Affairs, (not in picture), in Pristina, Kosovo, 11 February 2011. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Lajme

Thaçi dha urdhërin të ndalohet hyrja e trenit serb në Kosovë

By FerizajPress

January 14, 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë. Thaçi ka thënë se për këtë e ka ftuar Ministrin e Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin, shkruan gazeta Express.

“Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim. Kam besim te plote se autoritet do t’i kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet t’i kryejnë këto përgjegjësi. Mjaft është mjafe. Do te ketë zero tolerancë ndaj Beogradit ne cenimin e integritetit territorial te Kosovës”, ka thënë Presidenti Thaçi, për Express.