Lajme

Thaçi: Çështja e të pagjeturve, është urgjente

By FerizajPress

November 10, 2016

Në këtë takim të përbashkët është biseduar për domosdoshmërinë e një zgjidhjeje sa më të shpejt për çështjen e të pagjeturve.

“Çështja e të pagjeturve është më urgjentja dhe kërkon hapa konkretë të menjëhershëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka falënderuar përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të dy komuniteteve për gatishmërinë e tyre për t’u takuar dhe për të punuar së bashku për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.

“Ju përgëzoj për gatishmërinë për të punuar së bashku për këtë çështje kaq të ndjeshme”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare.

“Politika duhet të ndihmojë në mbylljen e këtij kapitulli të dhimbshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë takim është thënë se çështja e të pagjeturve duhet të shtrohet sa më shpejt në nivelet më të larta edhe në Bruksel.

“Duhet të shtrohet në nivelet më të larta, edhe në Bruksel, si një temë që nuk pret më”, përfundoi presidenti Thaçi./Lajmi.net

 

 

.