Lajme

Tha se shqiptarët janë nga mali, askush nuk u tall me Bërnabiqin si Vlora Çitaku

By FerizajPress

May 31, 2019

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një fotografie që e ka publikuar në Facebook, duket se e ka marrë me sportivitet deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se shqiptarët vijnë nga mali.

Derisa deklarata e Bërnabiqit u mor si raciste, dhe madje Ministria e Punëve të Jashtme vendosi që t’ia ndalojë hyrjet në Kosovë kryeministres serbe, Citaku i është përgjigjur ndryshe.

“Në fakt, vec sa erdha nga malet”, ka shkruar Ambasadarja kosovare, duke treguar se po i referohet ‘deklaratës raciste’ të Bërnabiqit, transmeton Gazeta Express.

Bërnabiq dje në prani të shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi ka deklaruar se me Kosovësn ka të bëjë “me njerëzit që vijnë nga mali”.

Autoritetet kosovare kanë kërkuar nga BE’ja t’i reagojë kësaj deklarate që është cilësuar si raciste.