Ferizaj

Tevide Imeri zgjedhet kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë

By FerizajPress

April 29, 2022

Tevide Imeri është zgjedhur sot kryetare e Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë në vend.

Ndonëse procesi i përzgjedhjes u përcollë me shumë pakënaqësi e tollovi, një gjë e tillë përfundoi sot, pas marrjes së mandatit për të udhëhequr sindikatat shëndetësore në vend.

Imeri ka qenë zyrtare ligjore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj

“Unë si anëtare dhe themeluese e sindikatës së pasluftës sē shëndetësisë, jam ndër gratë e para që kam qenë pjesë e këshillit iniciativë për themelim të sindikatës së shëndetësisë në nivel vendi, i njoh mire proceset sindikale dhe mekanizmat e veprimit sindikal. Tash mendoj qe ka ardh një moment që patjetër më duhet ta marr nën udhëheqje FSShK, për plotë arsyeje por në radhë të parë bagazhit tim sindikalist që kam dhe si njohëse e mirë e këtyre çështjeve”, pati thënë ajo në një intervistë për Gazetën Shneta.

Përzgjedhjen e saj në krye të federatës ia ka uruar Sindikata e Infermierëve të Kosovës, duke treguar gatishmëri për bashkëpunim.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës është e gatshme për t’i dhënë mundësi bashkëpunimit dhe respektit bilateral institucional tani edhe me FSSHK-në në krye me znj. Imeri, në mënyrë që t’a arrijmë objektivin dhe përmbushjen e përgjegjësive me të cilat jemi ngarkuar, e që janë përfaqësimi i drejtë, dinjitoz, pa harruar transparencën, sinqeritetin dhe arritja e rezultateve, gjë që deri sot ka munguar”, thuhet në positimi e sindikatës.