Kultura-Arti

Tetovës i kthehet trashigimia kulturore, shtëpia e njohur shndërrohet në muze të “Mehmet Pashë Derallës”

By FerizajPress

June 30, 2016

Ashtu siç kishte paralajmëruar kohë më parë, Drejtori i Qendrës Nacionale për Konservim, Memet Selmani, shtëpia e Ministrit të parë të mbrojtjes në qeverinë e Vlorës “Mehmet Pashë Deralla” do të shndërrohet në muze.

Mirënjohëse është shprehur edhe kryetarja e komunës së tetovës Teuta Arifi, duke e vlerësuar këtë si një akt që I kthen qytetit trashigiminë kulturore.

“Nga bashkëpunimi i ngushtë me Drejtorinë për Konservimin e Monumenteve Kulturore arritëm që t’ia ndryshonim statusin këtij objekt unikal për nga vlera arkitektonike. Punimet rreth rikonstruimit të objektit ecin shpejtë, komfor planit dinamik të parashikuar”, thotë Teuta Arifi.