Tetovë: Reshjet e reja të shiut i vënë banorët në ankth

By FerizajPress

August 09, 2016

Derisa familjet që jetojnë afër shtretërve të lumenjve, përveç që kanë bërë kujdestari gjithë natën ata po ashtu kanë ndërmarrë masat me kohë, duke larguar familjet e tyre nëpër objekte më të sigurta.

“Kah mëngjesi ka pasur ujë dhe ka qenë rrezik se është rritur niveli dhe ka mundur të del uji nga shtrati. Mbrëmë dhe parmbrëmë ka pasur gjithë natën njerëz që kanë dhënë kujdestari. Këto familje që janë afër lumit, kanë lëvizur nëpër familje”.

“Kemi frikë sepse gjithnjë kur vjen uji këtu dallohet, kjo ishte e mbushur deri këtu, krejt e ka bart poshtë. Kjo mund të zgjidhet vetëm nëse komuna bën projekt të ri”.

“Kemi pasur shqetësime nuk kemi qenë të rehatshëm sepse e hoqëm këtë frikë vitin e kaluar dhe tash nuk kemi fjetur gjithë natën”.

Ndërkohë, nga komuna e Tetovës kanë përsëritur sot edhe një herë kërkesën Armatës së Maqedonisë, për t`iu dalë në ndihmë me minim të gurëve në mes fshatit Shipkovicë dhe Brodec, ku edhe zakonisht bëhen vërshimet.

“Nga kjo që shohim sot kryesisht gjendjen e kemi stabile pra në Reçicë të Madhe. Po punohet dhe kujdestaria me makineri do vazhdojë shkaku i parashikimeve të motit që i kemi deri ditën e enjte. Ndërkohë edhe rruga Shipkovicë-Brodec është e kalueshme dhe po punohet, edhe nga atje me makinerinë do bëjmë kujdestari dhe nuk do lëvizim makinat. Kemi bë sot një urgjencë të re që përgjigjen ta marrim sa më shpejtë sepse nevoja kryesore që e kemi prej ushtrisë është të bëj minimin e gurëve”, deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Ari.

“Një rrezik potencial vazhdon të mbetet edhe më tej. Është shtrati i Lumit Shkumbin, tek i cili, prurjet e ujit kanë ‐lluar të shtohen, e me këtë bashkë edhe mbeturinat dhe rrënjët e druve siç mund të shihni para meje, gjë kjo që rrezikon banorët nga vërshimet e ardhshme”.

Nga komuna e Tetovës, duke marrë parasysh paralajmërimet nga Instituti Hidrometeorologjik, se edhe në ditët në vazhdim do të ketë të reshura, rekomandojnë banorët që për shkaqe sigurie të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të mos lëvizin pa nevojë.

.