Tetovarja u nis për në darsëm, gjen vdekjen nga stuhia e fuqishme në Shkup

By FerizajPress

August 09, 2016

Dostana Dimitrievska 43 vjeçare nga Tetova është njëra nga viktimat e përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin e Shkupit, transmeton TetovaSot.

Shenja e vetme që familja e kishte kapur tragjedia ishte lamba në hyrje të shtëpisë në lagjen Koltuk të Tetovës.

Detajet e tragjedisë nuk janë gjetur. Në mungesë të informatave zyrtare nga fqinjët “Utrinski” ka mësuar se Dostana me burrin e saj Zlate me makinën e tipit “Opel” ishin nisur në një martesë në një nga fshatrat që janë duke vuajtur më shumë nga përmbytjet.

Në makinë ka qenë një tjetër çift (motra dhe burri i saj) dhe fëmija i tyre. Sipas bashkëbiseduesve, të gjithë së bashku ata shkuan në një martesë tek i afërmi i gruas së vdekur, përcjell TetovaSot.

Jozyrtarisht thuhet se ata kanë marrë pjesë në aktin e martesës në një kishë në fsha t(por nuk është arritur të zbulohet se për cilin fshat bëhet fjalë), dhe pastaj kanë shkuar për argëtim në një nga restorantet e Shkupit. Por, për fat të keq, ata nuk arritën të arrijnë në ceremoninë e martesës. Ata u përballen me vërshimin fatal nga përmbytjet me llum, baltë dhe gurë. Diku në qarkoren, uji i fortë goditi makinën dhe e rrokullisi. Mbeti Dostana me duart e saj të shtrira për ndihmë, dhe pas një momenti mbeti i bllokuar edhe burri i saj. Ai u tërhoq nga disa shpëtimtarë, por gruaja e tij nuk arriti të shpëtonte. Dy pasagjerët e tjerë u plagosën, por me lëndime të lehta.

Zlate Dimitrievski është i njohur si polic trafiku në Tetovë. Në martesën e tyre ata kanë tre fëmijë, dy prej të cilavë tashmë janë të rritur. Ata jetojnë në shtëpinë e tyre në anën perëndimore të Tetovës.

.