Tetovari e plagos veten, derisa vinte revolen nën jastëk

By FerizajPress

June 16, 2016

Sipas komunikatës, në Spitalin Klinik të Tetovës sot herët në mëngjes është sjellë personi F.A (1957) nga fshati Poroj, i plagosur nga një plumb në këmbën e majtë.

Mbrëmë rreth orës 23, F.A në shtëpinë e tij në, teksa e kishte vendosur nën jastëk armën, për të cilën posedon leje, aksidentalisht ka plagosur veten në kofshë.

Policia ka kryer inspektim në vendin e incidentit, ku ka gjetur revolen dhe karikatorin me 8 plumba, si dhe një gëzhojë.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, F.A. është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

The post Tetovari e plagos veten, derisa vinte revolen nën jastëk appeared first on Lajminet.