Ferizaj

Tetori ishte muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara.

By FerizajPress

November 01, 2018

Handikos-Ferizaj dje përmbylli kampanjën ndërgjegjsuese për muajin e mundësive të barabarta në punësim, me marshin “Punësimi është e drejtë, jo privilegj!

” Organizimit tonë iu bashkua edhe Komuna e Ferizajt duke mundësuar punësimin një-ditor të 12 personave me aftësi të kufizuara, të cilët në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës u sistemuan nëpër drejtori të ndryshme brenda Komunës tonë.

Ky aktivitet u realizuan në kuadër të projektit “Shërbime të Kujdesit Ditor me bazë në komunitet për Personat me Aftësi të Kufizuar” i implementuar nga Handikos – Ferizaj në partneritet me Save the Children dhe financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.