Lajme

Testi PISA, Kosova pret rezultate më të mira se në 2015-tën

By FerizajPress

April 06, 2019

Kosova ka marrë pjesë në takimin e Bordit Drejtues të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA).

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, këshilltari i ministrit të arsimit, Valmir Gashi, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se Kosova pritet të renditet shumë më mirë se në testin PISA 2015.

Ky është postimi i plotë i tij:

Momente nga takimi i Bordit Drejtues te Programit per Vleresimin Nderkombetar te Nxenesve (PISA), qe per disa dite u mbajt ne qytetin e bukur Adelaide, ne jug te Australise.

Fale perkushtimit te ministrit Bytyqi, angazhimit te MAShT, komunave dhe vet shkollave, Kosova pritet te renditet shume me mire se sa ne PISA 2015.