Ata që nuk kaluan Testin e Maturës në qershor, do të mund të hyjnë sërish në provim të maturës.
Për dallim nga i pari, që ishte në katër ditë, provimi pasues i maturës do të mbahet në dy data.
Ministria u bën thirrje maturantëve ta paraqesin provimin, deri më 24 gusht, ndërsa u kërkon organizatorëve dhe të përfshirëve tjerë t’i resppektojnë vendimet dhe kriteret e testit.