Nxënësit e klasave të nënta sot i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.
Por, ky test veçse ka nisur të publikohet online.
Këtij testi i janë nënshtruar rreth 27 mijë nxënës dhe po mbahet në 110 qendra të testimit.
Testi përmban 100 pyetje, ndërsa edhe këtë vit nuk do të ketë kriter të kalimit, por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme.
Pyetjet janë nga lëndët si gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika, pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.