Lajme

Tërnava ngushëllon krerë shtetërorë e fetarë të Turqisë

By FerizajPress

June 30, 2016

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me rastin e sulmit terrorist në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit dje u ka dërguar telegram ngushëllimi udhëheqësve më të lartë të shtetit turk, presidentit Rexhep Tajip Erdogan, kryeministrit, Binali Jëldërëm dhe kryetarit të DIJANET-it, Dr. Mehmet Gormez, njofton kumtesa nga BIK.

Në telegramin e Myftiut Tërnava, dënohet ashpër sulmi terrorist mbi Turqinë, ngushëllim për familjarët e viktimave, shërimin e të plagosurve, si dhe përkrahjen dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin turk.

Myftiu Tërnava, po ashtu, ka udhëzuar të gjithë imamët e Bashkësisë islame të Kosovës, që nesër ditë e premte, në namazin e xhumasë të bëhen dua e lutje për shpirtrat e viktimave të pafajshme që pësuan nga akti terrorist në Stamboll./Lajm