Lajme

Tërmeti 6.6 ballësh godet Romën, këto janë detajet e tjera (Foto)

By FerizajPress

October 30, 2016

Shumë njerëz janë plagosur dhe dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar nga tërmeti 6.6 ballësh që ka goditur qytetin e Romës në Itali, trasmenton lajmi.net

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 40 milje (68 km) në jug-perëndim të Perugias dhe në afërsi të qytetit të Norcias, e cila tashmë ishte rimëkëmbur nga një seri e tërmeteve.

Shumica e banorëve të qytetit ishin evakuuar pas tërmeteve të së mërkurës, duke i shpëtuar kështu edhe dëmeve të ditës së sotme.

Rajoni gjatë kësaj jave ishte goditur nga dy tërmete. /Lajmi.net/

 

 

 

.