Sport

“Tërmet” në stadium, Kolumbia barazon në minutat shtesë dhe siguron vazhdimet

By FerizajPress

July 04, 2018

Kolumbia ka siguruar vazhdimet ndaj Anglisë, me një gol në minutën e 94, duke vendosur rezultatin 1:1. Herry Mina barazoi rezultatin me një gol me kokë. Shifrat u zhbllokuan nga Harry Kane. Sulmuesi i Tottenhamit e nxori vetë penalltinë dhe e konkretizoi atë në gol. Mirëpo, Mina e konvertoi në gol kornerin e parë të kolumbianëve, duke shkaktuar “tërmet” në stadium. Tani na presin vazhdimet. /Lajmi.net/