Sport

“Tërmet” në Shqipëri, shkarkohet trajneri italian (FOTO)

By FerizajPress

October 10, 2016

Ky i fundit do të drejtojë edhe seancën e sotme stërvitore në kompleksin sportiv “Tirana-Internacional” në Pezë-Helmas. “Tekniku Italian ka ndërprerë me mirkuptim kontratën me 15-të herë kampionët e vendit.

Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Traineri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 –të herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirkuptim bashkëpunimin mes tyre.

Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova, i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore, e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv “Tirana Internacional””, shkruhej në njoftimin e klubit të kuq.

Kujtojmë që Sulejman Starova ishte në rolin e këshilltarit të presidentit Demi te Partizani, ndërsa tashmë do të jetë në krye të pankinës së kuqe.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.