Lajme

Tërmet në Shkup, ndihet edhe në këto qytete të Kosovës

By FerizajPress

September 11, 2016

Mëngjesin e sotëm, në ora 6.57, qytetarët e Shkupit u shqetësuan nga një tërmet i cili u ndje fuqishëm në qytet

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 4.4 shkallë, në thellësi prej 5 kilometra dhe ka ndodhur rreth 7 kilometra në verilindje të Shkupit.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në Kosovës, respketivisht në komunën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Nuk ka të dhëna për dëme eventuale.