Ferizaj

Tërmet në Rumani, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë. Drejtori i Institutit Sizmologjik: Nuk kishte tërmet në Kosovë, nuk ka nevojë të krijohet panik

By FerizajPress

February 14, 2023

Një tërmet prej 5.7 shkallë të Rihterit ka ndodhur sot në Rumani.

Lëkundjet janë ndjerë në qytete të ndryshme në Serbi.

Ndryshe qytetarë të shumtë kanë shkruar se lëkundjet janë ndjerë edhe në disa pjesë të Kosovës, kryesisht në Prishtinë.

Një tërmet prej 5.7 shkallë të Rihterit ka ndodhur sot në Rumani, lëkundjet e të cilit u ndjen edhe në Kosovë e Serbi.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët në Kosovë, kryesisht në Prishtinë të cilët kanë dalur edhe jashtë.

Disa media raportuan fillimisht se tërmeti ishte në Kosovë, gjë që nuk ishte e saktë.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa në një postim në Facebook, ka bërë thirrje që të mos krijohet panik te qytetarët me tituj e me të dhëna jo të sakta

“Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë se një javë më parë një tërmet prej 7.7 shkallë të Rihterit goditi Turqinë dhe Sirin ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 38 mijë.