Lajme

Tërmet në Prishtinë

By FerizajPress

September 11, 2016

Në Prishtinë sapo ka ndodhur një dridhje e tokës. Qytetarët menjëherë kanë filluar të lajmërojnë në facebook se kanë ndier dridhje të tokës, shkruan lajmi.net

Poashtu, dridhjet janë ndier edhe në qytetin e Ferizajt.

Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme.

Ndërkohë, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, një tërmet me shkallë 3.9 të riherit, është lajmëruar në Shkup.

Sipas raportimeve, dridhje janë ndier edhe në disa fshatra të Kosovës përreth kufirit me Maqedoninë. /lajmi.net