Lajme

Tërmet në Mal të Zi

By FerizajPress

December 24, 2016

Siç njoftoi Instituti për Hidrometeorologji dhe sizmologji, epiqendra ishte rreth 20 kilometra në veri të qytetit Herceg Novi.

“Sektori Sizmologjik i Institutit të Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë më 24 dhjetor 2016, në ora 0:39 regjistroi një tërmet të fuqisë mesatare me epiqendër katër kilometra në verilindje të Krushevices, Mali i Zi. Fuqia e tërmetit ishte 4 ballë sipas Rihterit, që korrespondon me intensitetin epiqendror nga shkalla e VI sipas shkallës së Merkaliaevit. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash”, thuhet në deklaratën e Institutit.

Nga Instituti për hidrometeorologji vlerësojnë se tërmeti mund të ketë shkaktuar dëme të vogla në zonën e epiqendrës.

.