Lajme

Tërmet në Azinë Jugore, disa persona të lënduar

By FerizajPress

April 10, 2016

Një tërmet i fortë ka goditur sot Azinë Jugore, duke shembur ndërtesat në Pakistan, Afganistan dhe Indi, dhe duke lënë të lënduar disa njerëz në Pakistan, kanë njoftuar ekspertët gjeologjik të SHBA-ve (USGS).

USGS ka njoftuar se tërmeti ishte përqendruar rreth 40 km në perëndim të Ashkashamit, në veri-lindje të Afganistanit, dhe është matur në një thellësi prej 210 km, raporton Reuters.

Banorët lënë shtëpitë e tyre në Kabul dhe Islamabad kur ra tërmeti, derisa ndërtesat u dridhen për më shumë se një minutë. Përjetime të ngjashme janë raportuar në të gjithë Pakistanin verior dhe qendror.

Në qytetin veri-perëndimor të Pakistanit, Khalid Khan, u raportua se tre persona kanë marrë lëndime të rënda.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytetin indian dhe në Kashmir./KosovaPress/