Sipas Institutit gjeodinamik të Athinës, lëkundja ishte 4.5 ballë e shkalles rihter, dhe ishte me epiqendër 12 milje në det, e thellësia e tij llogaritet në 5 kilometra.
Lëkundja sizmike u ndje në zonën e Kalamatës, Korinthit e deri në Athinë.
Nga tërmeti nuk raportohet për dëme në njerëz apo në godinat e zonës. Autoritetet policore njoftuan se kanë aktivizuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ka kërkuar prej bashkive të zonës të njoftojnë lidhur me situatën në terren
Edhe prefektura e Peloponezit njoftoi se me të zbardhur dita do të dërgojë në zonë ekipe ekspertesh për të verifikuar nga afër situatën.
.