Lajme

Tërbohen tregjet, dollari dhe nafta

By FerizajPress

November 09, 2016

Aksionet e Tokios kanë rënë për gati 5 përqind më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kongut dhe Seulit për 3.3 përqind, respektivisht 2.8 përqind.

Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë për 3 përqind.

Dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt jenit dhe euros.

Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4 përqind, në 43.17 dollarë për fuçi.

Shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”-së që ka krijuar presidenti Barack Obama. /rel

.