Lajme

Tentojnë ta rrëmbejnë një vajzë të mitur në Prizren

By FerizajPress

April 16, 2016

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë një vajzë të moshës së mitur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri”, ku gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit Marihuanë me peshë 7.85 gram.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/