Lajme

Tentoi të djegë nënën e tij, arrestohet 32-vjeçari

By FerizajPress

February 13, 2017

Personi i arrestuar është shtetasi Emiljan Tushini, i cili sipas policisë, dyshohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta me nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit  benzinë në trup dhe më pas i ka vënë flakën. Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i kësaj ngjarje është larguar menjëherë nga banesa, por policia arriti ta arrestonte. Emiljan Tushini është i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”