Lajme

Tentohet vjedhja e një banke, autorët çajnë murin te dhoma e kasafortës

By FerizajPress

August 08, 2016

Një tentativë për vjedhjen e një banke është zbuluar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Një bankë në zonën e ish-Bllokut është tentuar të vidhet gjatë natës.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qmali”, tek BKT Bank (në foto), ku është konstatuar një çarje në murin e bankës 50 me 30, te dhoma e kasafortës.

Blutë thonë se kasaforta duket e paprekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.

Një grup hetimor është ngritur në lidhje me këtë rast dhe po punon për identifikimin e autorëve të ngjarjes.