Rreth orës 04:50 të mëngjesit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë ka ndodh një grabitje e armatosur tek pika e karburantit të “Hib Petrol”.
Këtë e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.
Ai tregon se të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës së Policisë ku edhe shkaktuan dëme në veturë kurse dy policët nuk kanë pësuar lëndime.
“Shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”, tha Veseli.
Sipsa Veselit, ekipe të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes në asistim të patrullës që shkëmbeu zjarr me të dyshuarit.
Ky rast është cilësuar si “Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur”.