Ferizaj

Tentim vrasje në Ferizaj: Theret me thikë një 35-vjeçar, dërgohet në QKUK

By FerizajPress

June 05, 2022

Një person ka pësuar lëndime serioze pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht me thikë nga një person i panjohur në Ferizaj.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një 35-vjeçar Sh.S., është therur nga një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë”.