Ferizaj

Tentim vrasje në Ferizaj

By FerizajPress

April 22, 2018

Një tentim vrasje ka ndodhur pak më herët në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Koha.net, se është plagosur një 17 vjeçar. Ka thënë se nga informatat e deri tashme, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, por ka shtuar se policia është duke hetuar rastin.