Ferizaj

Tentim grabitje në Ferizaj, plagosen dy familjarë, arrestohet grabitësi

By FerizajPress

April 17, 2017

Një i dyshuar mashkull i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull në fshatin Lloshkobare të Ferizajt me qëllim grabitje. Siç bën të ditur policia, në momentin kur i dyshuari është vërejtur nga viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e plagosur atë me ç’ rast dy familjar të viktimës janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari. “Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar : Një revole CZ, 2 gëzhoja ,2 predha ,një maskë dhe një palë dorëza. Të lënduarit si dhe i plagosuri janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje.