Ferizaj

Tentim grabitje në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

By FerizajPress

December 11, 2018

11.12.2018, Ferizaj

Sot rreh orës 10:30, në rrugën ,,Bajram dhe Gursel Sylejmani”në një pikë për transferim parash ka ndodhur një rast ,,Grabitje e mbetur në tentativë” kur në lokal ka hyrë një person dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja ka kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka. Falë gjeturisë së pronarit dhe intervenimit të shpejtë të njësiteve policore,i dyshuari H.V. 29 vjeç, (m/sh/k) është prangosur dhe arestuar në vendin e ngjarjes. Me rastin janë duke u marrë hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale.