Me 75 vota pro të mazhorancës është miratuar ligji për Tetarin Kombëtar. Në përfundim të një debati maratonë opozita kërkoi tërheqjen e projektligjit, por shumica nuk u tërhoq. Deputetët e opozitës u mblodhën te foltorja dhe me miratimin e draftit ia kanë flakur Rëmës kartonët e votimit. Pas kësaj deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votimet e tjera të rendit të ditës, por janë larguar nga salla.