Lajme

Tensionet në Kosovë, Serbia rrit numrin e ushtarëve

By FerizajPress

January 25, 2017

Pas konsultimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq ka nisur një procedurë për marrjen e 500 ushtarëve profesionist, transmeton lajmi.net.

Të dhënat nga qendrat rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë të ditur se kandidat potencial janë të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët kanë përfunduar vullnetarisht shërbimin ushtarak, ushtrimin me armë dhe janë më të rinj se 30 vjeç.

Kjo rritje e numrit të ushtarëve vjen në kohën e tensionimit të situatës në Kosovë dhe përpjekjeve të Serbisë që të dëshmojë fuqinë në këtë pjesë të Ballkanit. /Lajmi.net/