Lajme

Tensione në kufirin Kosovë-Mali i Zi, Policia malazeze pengon banorët të shkojnë te Kulla e Zhlepit

By FerizajPress

August 10, 2016

Policia e Malit të Zi ka penguar banorët e fshatrave të Deçanit dhe Pejës, të cilët ishin nisur sot për tek maja e Kullës së Zhlepit dhe bjeshkët tjera të fshatrave kufitare, raporton Magazina.al.

Policia ka penguar banorët me pretendimin se ajo tokë është e Malit të Zi, ndërkohë protestuesit, siç merr vesh Magazina.al kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar kaos në komunikacion.