Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit në Ferizaj, përveç problemeve që po shkaktojnë në komunikacion janë bërë edhe problem edhe për banorët e ndërtesave.
Ndryshimet të cilat kohe pas kohe po shkrijnë sasi të borës që kanë mbuluar ndërtesat në orët e mbrëmjes kanë bllokuar edhe sistemet e gypave e që për pasojë kanë krijuar “ujëvara” nëpër ndërtesa.
Ditë më parë Brigada e zjarrfikësve ka bërë pastrimin nëpër disa ndërtesa të këtyre pjesëve të akullit të cilat me ngritje të temperaturave mundë të paraqesin rrezik për kalimtarët e rastit.
Por si duket edhe nga foto ende ka punë për tu bërë por njëkohësisht kërkohet edhe kujdes nga qytetarët të cilët kalojnë rreth këtyre ndërtesave.