Lajme

Temperatura të larta në Maqedoni

By FerizajPress

April 18, 2016

Sot para dite moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira lokale dhe i nxehtë. Në orët e pasdites pritet të shtohen vranësirat, ndërsa do të ketë edhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja dhe jugperëndimi. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 5 deri 13, ndërsa maksimalet e ditës prej 24 deri 33 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë minimale prej 10 dhe maksimale deri në 31 gradë Celsius.