Të burgosurit shqiptarë në Britani janë në telashe dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet, pasi kishin dërguar fotografi dhe video në faqen e njohur në “Facebook”, “Jeta osh qef”, shkruan albinfo.ch.
Ata iu kishin uruar festën e Krishtlindjeve, por shumë vajza filluan të kërkojnë kontaktet me ta pasi u dashuruan me pamjen dhe fizikun e tyre.
Megjithatë, e përditshmja britanike “The Daily Mail” shkruan se të burgosurit shqiptarë të cilët janë duke vuajtur dënimin për vepra të ndryshme penale në Britani do të kenë probleme të tjera me ligjin.
Autoritetet britanike kanë nisur një hetim pasi të burgosurit shqiptarë të cilët kishin dërguar foto dhe video në “Facebook”.
Më herët në të njëjtin burg kishte ndodhur një skandal tjetër, ku disa të dënuar shfaqeshin duke festuar me vodka.
Shqiptarët të cilët shihen në fotografitë e postuara kanë marrë dënim të gjatë me burg, kryesisht për trafik droge.
.