Sport

Telashe për Emery, katër lojtarë të lënduar në skuadër

By FerizajPress

August 17, 2018

Nuk ishte për tu pëlqyer nga fansat e Arsenal. Trajneri njoftoi se katër lojtarë janë të lënduar, dy prej të cilëve sezonin e kaluar ishin kyç në formacion. Sead Kolasinac vuan nga një lëndim në gjurin e majtë, dhe pritët të kthehet në stërvitje në muajin tetor. Laurent Koscielny ka pësuar lëndim në thembren e djathtë dhe nuk do të kthehet deri në nëntor. Carl Jenkinson ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë rreth 6-8 javë. Ainsley Maitland – Niles gjithashtu është i lënduar. I riu premtues ka dëmtuar kërcin e djathtë (ashtin nën gjurin e djathtë) dhe do të mungojë diku rreth 6-8 javë./Lajmi.net/