Ferizaj

Teatri “Adriana” mjetet nga dy shfaqje do ti dedikoj për ndihmë Jetmir Vehbiut

By FerizajPress

February 11, 2020

Të dashur miq të teatrit!

Në solidarizim e ndihmë të riut ferizajas Jetmir Vehbiu që vuan nga sëmundje e rëndë, Teatri “Adriana” ka vendosur që fondin e grumbulluar nga shitja e biletave të shfaqjes “Derisa vdekja nuk ka ndanë” më 17.02.2020 dhe “UN Inspektori” më 21.02.2020,  t’i dedikoj në xhirollogarinë e familjes Vehbiu.

Bileta për shfaqje kushton 2 euro, andaj ftoheni që përveç të shprehni shpirtin solidar edhe të shijoni dy superkomeditë e prodhuara nga Teatri “Adriana”.

Biletat mund t’i rezervoni qysh nesër në Teatrin “Adriana” apo përmes telefonit 048121306

Shfaqjet fillojnë në ora 20:00!