Ferizaj

Teatri Adriana falënderon Qendrën Multimedia-projektin “Kultura për Ndryshime”, për dhurimin e librave, bibliotekës së Teatrit

By FerizajPress

October 16, 2020

Në vazhdën e programit të dhurimit të librave, sot Teatrit Adriana në Ferizaj i është dhuruar një pako me libra ne vlerë 539,00€, ekzemplarë të titujve të ndryshëm të botuar nga Qendra Multimedia dhe partnerët e saj.

Programi i dhurimit të librave është mbështetur edhe nga projekti “Kultura për Ndryshim”, i cili financohet e menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe Institut.