Lajme

“Të vendosen sanksione ndaj Serbisë”

By FerizajPress

January 04, 2017

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

Sonte, me vendim të shpejtë, e si përgjigje të denjë ndaj arrestimit të Ramush Haradinaj, Kosova do të duhej:

  1. Të vendosë sanksione ekonomike ndaj Serbisë deri nē tërheqjen e secilit fletarrest ndërkombëtar ndaj qytetarëve të Kosovës.
  2. Të ndërpresë secilin proces dialogues me Serbinë, që përveç mureve, listave fashiste parlamentare, e bllokimeve ndërkombëtare – institucionale e individuale – s’ka sjellë asnjë përfitim për Republikën, qytetarët e saj, apo marrëdhëniet tona me jashtë.

Është trishtuese se si luftëtarët tanë, 20 vjet më pas, mbahen peng të urdhëresave nga Millosheviqi. Edhe më trishtuese se si kapja e ka shndërruar Kosovën në një shtet që s’bëhet hesap as nga përkrahësit më të mëdhenj të saj. Po humbim gjithandej.

.