Lajme

Të shtëna me armë në Tiranë, vritet një grua

By FerizajPress

April 04, 2016

Një shtetase dyshohet të jetë vdekur në Tiranë, në afërsi të shkollës “Edith Durham”, nga ku raportohet se ka pasur të shtëna armësh.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Zef Jubani”. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat.

Nga informacionet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt në familje.