Ai është identifikuar me inicialet A.Ç. dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit. “Më datë 19.06.2016, rreth orës 10:35, në afërsi të një kompleksi në Golem, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. Ç., 24 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal Durrës.
Nga hetimet paraprake është bërë i mundur identifikimin i autorit të dyshuar shtetasin, Lajden Kadilli, 23 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Këta dy shtetas kanë qenë në shoqërinë e njëri – tjetrit në një bar kafe aty pranë dhe më pas kanë filluar të konfliktohen, ku Ledjan Kadilli ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të A. Ç. Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave”, thuhet ne njoftimin e Policisë.
The post Të shtëna me armë në Golem, një person plagoset rëndë appeared first on Lajminet.