Ferizaj

Të rinjtë shqiptar që jetojnë në Amerikë ndihmojnë nxënësit e Ferizajt

By FerizajPress

September 13, 2017

Ferizaj.13.09.2017. Të rinjë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare që jetojnë në Amerikë: Zamane Bodini, Atdhe Gashi, Ardi Baftiri dhe Lendita Hoxha, anëtare të organizatës “Classmates,forever,Inc.” dje bashk me mësuesen ferizajase Blerina Hoxha kanë shpërdarë falas mjete shkollore për nxënësit e 5 shkollave të fshatrave të Komunës së Ferizajt. Në SHMFU “Hajriz Muhadini” Dremjak, SHMFU “Skënderbeu” Jezerc,  SHMFU “Konstandin Kristoforidhi” Nerodime, SHMFU “Muharrem Shemsedini” Fshati i Vjetër, SHMFU  “4 Prilli”  Zllatar. Në secilën shkollë grupi i të rinjëve me shumë dashuri u kanë dhuruar fëmijëve me kushte të vështira ekonomike çanta dhe mjete tjera përcjellëse për shkolle. Fëmijët që sot u gëzuan nga këto dhurata në këtë shtator janë rreth 2010, sipas mësueses Blerina Hoxha, edhe në 3 shkolla të tjera, në ditët në vazhdim do të dërgohen mjete shkollore nga e njëjta organizate, por në emër të tyre, mjetet do t’i dërgoje vetë mësuesja Blerina. Me këtë rast studentet shqiptare u falënderuan nga stafi i shkollave përkatëse si dhe nga nxënësit të cilët u shprehen jashtëzakonishte të lumtur në momentin që pranuan këto dhurata të dedikuara për ta. Ndërkaq sot pritet tu dhurohen mjete shkollore edhe 120 nxënësve të tjerë, në shkollat e fshatrave: Talinoc të Muhaxhereve, Gllavicë dhe Tërrn.