Ferizaj

Të rinjtë ferizajas të interesuar në fushën e dizajnit të modës – Muza Competition mundësi për talentët e rinj

By FerizajPress

March 20, 2024

Sot, në Ferizaj qëndroi për vizitë Drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Morina Kambo me bashkëpunëtorë, e cila u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe ndarja e informacionit për të rinjtë e talentuar në fushën e dizajnit, modës për thirrjen e hapur MUZA Competition dhe për të bashkëbiseduar se si duhet të bazohemi dhe të ruajmë elementët e etnografisë komabëtare dhe trashëgimisë kulturore, ku me këtë rast, mysafirët nga UBSHR, shoqëruar nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Balton Dërguti dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi u pritën në Shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj nga drejtuesit, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle, ku u diskutua mbi këtë kompeticion dhe mundësitë e rrjetëzimit e bashkëpunimit në të ardhmen.

Unioni i BashkiveErion VeliajAndriola Morina KamboMUZA Competition